lajme kultura

Kush veshi prezantuesen e Eurovisionit në Vjenë?

Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra realizojnë veshjet e Victoria Swarovski-s për finalen në Vjenë.

Kush veshi prezantuesen e Eurovisionit në Vjenë?
Foto: telegrafi.com

VIENË — Edhe pa pjesëmarrje zyrtare, Kosova ka lënë gjurmë në skenën e Eurovision 2026. Prezantuesja e mbrëmjes, Victoria Swarovski, u shfaq me veshje të dy dizajnerëve kosovarë: Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra.

Fustani i parë, një krijim smerald i Sahitit me shkëlqim dhe prerje të ngushtë, u veçua për stilin glamuroz nën dritat e skenës. Më vonë, Swarovski u shfaq me një fustan vjollcë të Xharas, pak para përfundimit të performancës së Austrisë.

Sipas burimeve të publikuara nga provat gjenerale, prezantuesja pritet të kthehet edhe me një fustan argjendi të Sahitit, të përshkruar si kombinim modern i stilit klasik "Old Hollywood".

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/dizajneret-kosovare-pjese-e-finales-se-eurovisionit-permes-veshjeve-te-prezantueses/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin