kosove sport

Çfarë diskutoi Gashani me drejtuesit e ICMG-së për "Prishtina 2030"?

Ministri i Sportit diskutoi progresin dhe projektet infrastrukturore me presidentin e Lojërave Mesdhetare.

Çfarë diskutoi Gashani me drejtuesit e ICMG-së për "Prishtina 2030"?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, të hënën ka pritur në takim presidentin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh presidentin e Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, si dhe sekretarin e përgjithshëm të ICMG-së, Iakovos Filippousis.

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimeve për organizimin e Mediterranean Games “Prishtina 2030”, një prej projekteve më të mëdha sportive në historinë e Kosovës. Sipas Gashanit, u trajtuan progresi i deritanishëm, projektet infrastrukturore dhe promovimi ndërkombëtar i vendit.

“Prishtina 2030 është më shumë se një organizim sportiv. Është dëshmi e vizionit, bashkëpunimit dhe ambicies së Kosovës për t’u rreshtuar denjësisht në hartën ndërkombëtare të sportit”, ka deklaruar ministri.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse i dha Krenare Vokshi IKKL-së dhjetë vjet dëshmi nga lufta?
  2. Cilët tre futbollistë largohen nga Gjilani?
  3. KFV Kosova (P) kampion — 3:1 ndaj Prizrenit në Ligën e Veteranëve
  4. Si e shpëtoi Mehmet Gjeli luftëtarin Lutë nga xhandarmëria serbe?

Vazhdo leximin