Pse Gucati thotë se Skenderaj është i rrethuar nga policia?

Kreu i Veteranëve të UÇK-së akuzon Policinë e Kosovës për prani masive në 17 pika, mbrojti Lushtakun.

Pse Gucati thotë se Skenderaj është i rrethuar nga policia?
Foto: Wikimedia Commons

SKENDERAJ — Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur konferencë për media në këtë komunë, ku kryetari Hysni Gucati deklaroi se ardhja e tyre nuk ishte si mysafirë, por për një çështje që ka shqetësuar veteranët pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes.

Gucati tha se Skenderaj ishte "në njëfarë forme i rrethuar" nga forcat e Policisë së Kosovës, duke shtuar se në 17 pika kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të policisë. Ai deklaroi gjithashtu se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk është duke iu shmangur drejtësisë.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/622778/gucati-skenderaj-mbreme-ne-njefare-forme-ishte-i-rrethuar-lushtaku-spo-i-shmanget-drejtesise/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin