Çfarë i tha Hamza ambasadorit Rudolph pas zgjedhjeve të 7 qershorit?
Kryetari i PDK-së rikonfirmoi angazhimin për formimin e shpejtë të institucioneve dhe falënderoi Gjermaninë për mbështetjen ndaj Kosovës.
PRISHTINË — Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur ambasadorin gjerman Rainer Rudolph për bisedime mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas njoftimit të PDK-së, takimi u fokusua tek rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional.
Hamza rikonfirmoi gjatë takimit përkushtimin e PDK-së për formimin sa më të shpejtë të institucioneve qeverisëse. Ai theksoi synimin e partisë për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe avancimin e proceseve që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Hamza falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite. Ai vlerësoi edhe partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
Burim: Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.