kosove sport

Kush e kërkon Igball Jasharin përpara afatit kalimtar?

Sulmuesi i Drenicës, me 5 gola dhe 4 asistime këtë sezon, ka tërhequr interesimin e Dritës, Ballkanit, Gjilanit dhe Elbasanit.

Kush e kërkon Igball Jasharin përpara afatit kalimtar?
Foto: telegrafi.com

PREKAZ — Sulmuesi i krahut i FC Drenicës dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Igball Jashari, pas paraqitjeve brilante këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. 20-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asistime, duke u bërë një nga pikat më të ndritura të Drenicës këtë edicion.

Kampionia aktuale, Drita, ka nisur kontaktet për transferimin e Jasharit. Megjithatë, edhe Ballkani e Gjilani janë futur fuqishëm në garë për shërbimet e talentit drenicas, të cilin e shohin si lojtar me të ardhme të madhe. Dy klubet tashmë ia kanë paraqitur kushtet e tyre anësorit këmbëshpejtë nga Prekazi.

Një tjetër mundësi për Jasharin mbetet kampionati shqiptar, ku Elbasani, skuadër që po lufton për titull kampioni, e ka futur në radar për përforcimet e verës. Lojtari pritet të presë dy xhirot e fundit për ta ndihmuar Drenicën drejt objektivit të mbijetesës, përpara se të marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin