Java nis me reshje shiu, fundjava sjell nxehtësi deri në 33°C
Si parashikohet të ndryshojnë temperaturat dhe kushtet atmosferike në Kosovë sipas IHMK-së?
PRISHTINË — Hyrja në stinën astronomike të verës do të përcillet me masa ajrore të paqëndrueshme në Kosovë, duke sjellë kushte mjaft të ndryshueshme atmosferike gjatë pjesës së parë të javës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fillimi i javës do të karakterizohet me zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu.
Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët por me intervale me diell, ku pasdite priten reshje lokale shiu e rrufe, me temperatura maksimale deri në 29°C. Të martën do të mbajnë kushte të ngjashme me reshje lokale në pjesën e dytë të ditës dhe temperaturat që do të arrijnë deri në 30°C.
Dita e mërkurë do të sjellë mot edhe më jostabil, ku reshjet lokale të shiut do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe temperatura maksimale deri në 31°C. Përmirësimi i dukshëm i motit pritet të enjten, kur do të dominojë dielli dhe vranësirat e lehta, me temperatura maksimale që rriten në 32°C.
Të premten moti do të jetë plotësisht i qëndrueshëm, me diell dhe temperaturë maksimale që do të arrijë deri në 33°C. Këto reshje të fillimit të javës parashihet të jenë mjaft të dobishme për bujqësinë kosovare, pasi ato ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës për kulturat e ndryshme bujqësore.
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, mirëpo për shkak të indeksit të lartë UV gjatë intervaleve me diell, rekomandohet shmangia e ekspozimit në mesditë. Personat me ndjeshmëri ndaj ndryshimeve atmosferike mund të përjetojnë shqetësime të lehta para stuhive lokale apo gjatë orëve të nxehta të ditës.
Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.