Si po shfrytëzojnë subjektet politike fëmijët në fushatë sipas KOMF-it?

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve denoncon përfshirjen e fëmijëve në aktivitete politike dhe kërkon ndërhyrje nga KQZ.

Si po shfrytëzojnë subjektet politike fëmijët në fushatë sipas KOMF-it?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar ndaj përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Sipas raportimeve nga terreni gjatë ditëve të fundit, fëmijët po përdoren për promovimin e aktiviteteve dhe mesazheve politike.

KOMF u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë përfshirjeje të tyre në fushatë. Organizata vlerëson se shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.

Po ashtu, KOMF i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese në rastet e konstatimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Thirrje i drejtohet edhe prindërve të mos i ekspozojnë fëmijët ndaj aktiviteteve politike, përfshirë tubimet dhe ngjarjet e organizuara nga partitë. Mediat gjithashtu ftohen të raportojnë rastet e përfshirjes së fëmijëve për qëllime politike, duke garantuar mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe dinjitetit të tyre.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin