Si u dhanë 7 kontrata rrugore pa leje ndërtimore?

ZKA gjen «praktikë të përsëritur» të shkeljes ligjore në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa 111 persona humbën jetën në rrugët e Kosovës gjatë 2025.

Si u dhanë 7 kontrata rrugore pa leje ndërtimore?
Foto: Ferdi Noberda / Pexels

PRISHTINË — Shtatë kontrata me vlerë të konsiderueshme financiare për ndërtim, rehabilitim e rikonstruim të rrugëve rajonale dhe nacionale u nënshkruan gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore, sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Ministrinë e Infrastrukturës.

ZKA e quan këtë «praktikë të përsëritur të fillimit të projekteve pa plotësimin e kushteve ligjore të nevojshme». Sipas Ligjit për Ndërtim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është kompetente për dhënien e lejeve ndërtimore për rrugët shtetërore të rendit të parë e të dytë.

Konteksti është i rëndë: gjatë vitit 2025, statistikat e Policisë tregojnë 24,150 aksidente rrugore dhe 111 persona humbën jetën në rrugët e Kosovës. Mirëmbajtja e autostradave ka qenë problematikë e theksuar — në «Ibrahim Rugova» rrëshqitjet e dheut, të pasananuara për vite, kanë shkaktuar aksidente fatale.

Pavarësisht gjetjeve të ZKA-së dhe numrit të viktimave, organet shtetërore gishtin e kanë drejtuar kah vozitësit, duke i ikur përgjegjësisë për neglizhencën institucionale në mirëmbajtjen e autoudhëve. Auditori ia tregoi ministrisë shkeljet — fatura e vërtetë mbetet e papaguar.

Burim: Vox Kosova
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si e përjetoi Besnik Qaka orën e tij në dasmën e Dua Lipës?
  2. Pse programi kundër dhunuesve mbetet i padetyrueshëm në Kosovë?
  3. Kur i shpall KQZ-ja rezultatet e 7 qershorit pas rinumërimit?
  4. Pse vazhdon greva e punëtorëve teknik të Prishtinës?

Vazhdo leximin