Si u arrestua kosovari që voziti 203 km/h në Maqedoninë e Veriut?

Një 30-vjeçar me targa të Kosovës u kap nga radari duke kaluar 83 km/h mbi shpejtësinë e lejuar në autostradën A1.

Si u arrestua kosovari që voziti 203 km/h në Maqedoninë e Veriut?
Foto: Pixabay

SMOKVICË — Një 30-vjeçar shtetas i Kosovës u arrestua mbrëmjen e së hënës në Maqedoni të Veriut pasi u kap nga policia duke vozitur me 203 km/h në autostradën A1, pranë Smokvicës.

Shpejtësia e lejuar në atë zonë është 120 km/h, sipas njoftimit të policisë maqedonase. 30-vjeçari drejtonte një automjet "Audi A6" me targa të Kosovës.

"Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një automjet 'Audi A6' me targa të Kosovës me shpejtësi prej 203 kilometra në orë, në vend ku kufizimi i lejuar është 120 kilometra në orë," thuhet në njoftimin zyrtar.

Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik".

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse sipas VLEN-it, BDI po bërtet për autostradën Shkup-Bllacë?
  2. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Mickoski fajëson BDI-në për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Vazhdo leximin