lajme ekonomi

Pse ka shkuar deri në 400 euro çmimi i kurbanit këtë vit?

Çmimi i një dele për kurban pritet të arrijë 400 euro këtë vit, ndërsa therja kushton 200 euro.

Pse ka shkuar deri në 400 euro çmimi i kurbanit këtë vit?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Blerja e një dele për kurban këtë vit do të kushtojë deri në 400 euro, sipas fermerëve që fajësojnë krizën e shtrenjtimit të ushqimit të kafshëve në prag të Kurban Bajramit.

Kostoja e produkteve bazë për mbajtjen e bagëtive ka rritur çmimet, thonë burimet e Zërit. Njëjtë ka vepruar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka ngritur çmimin e therjes së një kurbani në 200 euro, nga 180 euro që ishte vitin e kaluar.

Organizata "Islamic Relief Kosova", që prej 26 vitesh shpërndan mish kurbani, shton se në rritjen e kostove ka ndikuar edhe kërkesa e lartë për kafshë.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin