Çfarë tha Kurti pas rezultateve të zgjedhjeve?

Kryetari i LVV-së Albin Kurti falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa numërimi i votave vazhdon.

Çfarë tha Kurti pas rezultateve të zgjedhjeve?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, përmes një postimi në Facebook. Ai theksoi se gjatë 10 ditëve të fushatës janë mbajtur "mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep të Republikës sonë".

Kurti shprehu mirënjohjen për qytetarët që "na pritën krahëhapur dhe pa asnjë hezitim", duke shtuar se me ta ndau "përvojat dhe nevojat që kanë për të ecur edhe më shumë përpara". Ai falënderoi veçanërisht votuesit në Kosovë dhe mërgatë që dolën të shprehnin vullnetin e tyre përmes votës, edhe pse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar.

"Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt", shkroi Kurti.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin