Pse iu shmang Kurti komenteve për protestat e studentëve në Maqedoni?

Kryeministri në detyrë i Kosovës iu shmang komenteve për kërkesat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe në institucione.

Pse iu shmang Kurti komenteve për protestat e studentëve në Maqedoni?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje në Kanal 10, u pyet për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Kurti tha se nuk mund të flasë për çështjen, duke argumentuar se partia e tij, Vetëvendosje, ka deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes koalicionit VLEN, i cili është pjesë e shumicës qeverisëse. "Nuk më është dukur që në këtë fazë kur e ke deputetin e Vetëvendosjes në VLEN, të flas unë", deklaroi ai.

Ai specifikoi se bëhet fjalë për deputetin Bekim Qoku, duke shtuar se Qoku "kur vjen në Kosovë është Vetëvendosje, ndërsa atje është VLEN". Kurti u shpreh se po e bën më shumë "komentuesin" se "përfaqësuesin".

Kurti është ndër udhëheqësit shqiptarë që nuk kanë dalë me mbështetje publike për studentët, të cilët kërkuan që provimi i Jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse iu kthyen emrat e Titos rrugëve të Tetovës pas 20 vjetësh?
  2. Çfarë thotë LAMM për gjendjen në rrugët e Maqedonisë?
  3. Maqedonia me 13 inspektorë mjedisi për gjithë vendin
  4. Çfarë mesazhi dërgoi Brukseli për gjuhën shqipe në provimet e Maqedonisë?

Vazhdo leximin