Pse Lushtaku thotë se Kurti po viktimizohet përmes aksioneve politike?

Kryetari i Skenderajt del pas intervistimit dhe e quan incidentin politikë të kryeministrit në detyrë.

Pse Lushtaku thotë se Kurti po viktimizohet përmes aksioneve politike?
Foto: Wikimedia Commons

SKENDERAJ — Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit lidhur me incidentin e djeshëm në këtë komunë. Para mediave ai e vlerësoi çështjen si "politikë".

"Unë mendoj që krejt kjo që ka ndodh është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet", tha Lushtaku, duke shtuar se në kushte normale nuk do të duhej të intervistohej fare.

Ai akuzoi Kurtin se "po e përdor pushtetin për arsyet që ai din më së miri". Pyetur nëse rasti ndërlidhet me fushatën zgjedhore, Lushtaku u përgjigj shkurt: "Absolut po".

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/lushtaku-pas-intervisimit-eshte-politike-kurti-po-viktimizohet-e-po-e-perdor-pushtetin-per-arsyet-qe-i-di-ai/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin