Pse e etiketoi Lushtaku rrahjen e Mehanit si manovër politike të Kurtit?

Kryetari i Skenderajt u intervistua më pak se një orë për rrahjen e zëvendësministrit Mehani, duke e etiketuar çështjen si manovër politike.

Pse e etiketoi Lushtaku rrahjen e Mehanit si manovër politike të Kurtit?
Foto: telegrafi.com

SKENDERAJ — Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të qytetit lidhur me rrahjen fizike të zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, në një kafene dje. Intervistimi zgjati më pak se një orë.

Dalë nga stacioni, ku u prit nga qytetarë, Lushtaku deklaroi se zhvillimet e dy ditëve të fundit janë "politike". Ai pretendoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po synon të viktimizohet në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. "Unë mendoj që krejt kjo që ka ndodh është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet", tha ai.

Lushtaku shtoi se nuk e di në çfarë cilësie është intervistuar dhe pret të "lirohen prej kësaj që ka shpif Hysni Mehani". Ai kritikoi edhe praninë e Njësisë Speciale me armë të gjata një ditë më parë, duke e quajtur provokim, megjithëse theksoi se policinë e Kosovës e respektojnë.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/lushtaku-pas-intervistimit-krejt-kjo-eshte-politike/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin