Pse OBRM-PDUKM akuzon Filipçen për shitje të interesave kombëtare?

Partia opozitare akuzon kandidatin për kryeministër se lobon për pranimin e "diktatit bullgar" për të ardhur në pushtet.

Pse OBRM-PDUKM akuzon Filipçen për shitje të interesave kombëtare?
Foto: telegrafi.com

SHKUP — OBRM-PDUKM ka akuzuar Venko Filipçen se është "i gatshëm të pranojë çdo kërkesë nga Bullgaria dhe të shesë interesat kombëtare" vetëm për të ardhur në pushtet.

Në një deklaratë të ashpër, partia e quajti Filipçen "pion i Rumen Radevit" dhe "lobuesin kryesor për pranimin e diktatit bullgar", duke e kritikuar për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

OBRM-PDUKM e akuzon gjithashtu Filipçen se nuk reagon kur autoritetet bullgare përdorin termin "maqedonas të veriut", dhe se pretendon se Bullgaria nuk e mohon identitetin kombëtar maqedonas, ndërsa zyrtarë në Sofje e konsiderojnë gjuhën maqedonase si me origjinë nga bullgarja.

Partia citoi si shembull qëndrimin e zyrtarëve bullgarë ndaj figurave si Goce Dellçev dhe Jane Sandanski, të cilët i quajnë "bullgarë".

"Pioni i Rumen Radevit, Venko Filipçe, për të fituar favorin e Bullgarisë, është gati të shesë historinë, gjuhën, kulturën dhe identitetin nesër", thuhet në deklaratë.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin