Kushë u dha paraburgim për ndikim tek votuesit në Kosovë?
Gjykata e Prishtinës cakton një muaj paraburgim për drejtorë arsimi dhe shëndetësie të dyshuar për ndikim tek votuesit.
PRISHTINË — Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtatë drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që funksionojnë në Kosovë sipas sistemit të Serbisë. Ata dyshohen se kanë ndikuar në vullnetin e lirë të votuesve.
Masa iu është caktuar personave me inicialet M.D., B.P., Lj.K., M.D., N.R., B.L. dhe S.M. Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar për veprën penale.
Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.