Çfarë propozon Partia Fjala për dënimin e tradhtisë bashkëshortore?
Gëzim Kelmendi propozon tre vjet burg si masë për 'ruajtjen e familjes dhe shoqërisë'.
PRISHTINË — Përfaqësuesi i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka propozuar që tradhtia bashkëshortore të trajtohet si vepër penale me dënim me burg. Në emisionin ‘Debat Përnime’, Kelmendi deklaroi se kjo masë do të jetë pjesë e politikës së partisë për ruajtjen e familjes dhe shoqërisë.
"Tradhtia bashkëshortore kemi paraparë të jetë vepër penale e dënueshme me burg", tha ai, duke shtuar se do të publikohen detaje të tjera.
Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.