Sa vota ka koalicioni VV-Guxo për qeveri të vetme?

Bashkëkryetari i Guxos thotë se koalicioni ka 44% në nivel vendi dhe projeksionet i japin shumicë.

Sa vota ka koalicioni VV-Guxo për qeveri të vetme?
Foto: almakos.com

PRISHTINË — Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se koalicioni me Vetëvendosjen ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e radhës pa partnerë të tjerë.

"Aktualisht jemi 44 për qind në nivel vendi. Të shohim votat në mërgatë. Sipas projeksioneve koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme të bëjë vetë qeverinë e radhës", ka thënë Peci.

Rezultati përfundimtar varet nga numërimi i votave të diasporës, të cilat pritet të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin