Pse u arrestua kandidati i PDK-së gjatë rrënimit të pompës "Patroni"?

Qëndrim Kryeziu u shoqërua për moszbatim të urdhrave policor gjatë punimeve për ndërtimin e objektit të ri të MBPZHR-së.

Pse u arrestua kandidati i PDK-së gjatë rrënimit të pompës "Patroni"?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi gjatë punimeve për rrënimin e ish-pompës së derivateve “Patroni”, në hapësirën ku pritet të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Telegrafin se personi u shoqërua rreth orës 10:30 për “mos zbatim të urdhrave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime.” Ai shtoi se veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas raportimeve në media, personi i arrestuar dyshohet të jetë Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar më herët se ka filluar faza e punimeve për rrënimin e objekteve ekzistuese.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin