kosove siguri

Pse janë vendosur forca policore në Prishtinë gjatë votimit me kusht?

Zëdhënësi Baki Kelani thotë se prezenca policore shërben vetëm për të mundësuar të drejtën e votës për personat në arrest shtëpiak.

Pse janë vendosur forca policore në Prishtinë gjatë votimit me kusht?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka sqaruar praninë e forcave të shumta policore në kryeqytet gjatë ditës së zgjedhjeve. Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelanit, prezenca e zyrtarëve ka qenë në kuadër të asistimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Qëllimi i këtij asistimi është mundësimi i votimit me kusht për persona që ndodhen në masën e arrestit shtëpiak. "Ne ju asistojmë KQZ-së për çështje të votimit me kusht, që janë disa persona të atyre që janë të ndaluar me arrest dhe tash ne ju asistojmë për me kry të drejtën e votimit. Kjo është veç asistencë të votimit me kusht që e kanë ata", deklaroi Kelani për Klankosova.

Policia theksoi se ka ofruar vetëm mbështetje për realizimin e së drejtës së votës së këtyre personave, jo për ndonjë operacion tjetër.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin