Kush po pranon dru në pyllin shtetëror të Zubin Potokut?
Pse po shtohet prerja e paligjshme e pyjeve në veri të Kosovës?
ZUBIN POTOK — Policia e Kosovës, në bashkëpunim me APK-në, ka zhvilluar një aksion më 16 qershor 2026 rreth orës 09:00 në zonën e Mokra Gorës, ku ka evidentuar tri raste të ndara të prerjes së paligjshme të druve në pronë shtetërore.
Në rastin e parë, dy persona u kapën në flagrancë, por njëri arriti të arratiset. Personi tjetër u arrestua dhe u lirua pas intervistimit. U sekuestruan një automjet-kombi dhe një motor-sharrë. Në dy rastet e tjera, policia arrestoi nga një të dyshuar, duke sekuestruar gjithsej një automjet-kombi, një traktor me rimorkio dhe tre motor-sharra.
Të gjithë të dyshuarit u liruan me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt. Aksioni vjen në një zonë ku kontrolli mjedisor ka qenë historikisht i kufizuar.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.