Pse protestuesit në Tiranë thirrën 'Opozitë e shitur' para selisë së PD-së?
Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, manifestuesit u ndalën para selisë së Partisë Demokratike për të drejtuar mesazhe kritike ndaj Sali Berishës.
TIRANË — Protestuesit janë ndalur mbrëmjen e sotme përpara selisë së Partisë Demokratike gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës. Të mbledhur para selisë blu, ata kanë thirrur në kor “Opozitë e shitur”, duke drejtuar mesazhe të ashpra kritike ndaj opozitës dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur një pjesë e manifestuesve, që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kanë artikuluar thirrje jo vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër figurave të vjetra të politikës. Konkretisht, për Sali Berishën, protestuesit kanë kërkuar burgosje.
Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.