Pse Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi?
Kryeministri në detyrë Albin Kurti thotë se vendimi lidhet me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.
PRISHTINË — Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e 1 milion euro për zbatimin e masës 3.4 “kuponë ushqimi” për familjet në nevojë, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se mjetet do të transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale. “Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro, synon mbështetjen e familjeve në nevojë, përmes masës 3.4 kupon ushqimi”, tha Kurti gjatë mbledhjes.
Ai shtoi se paratë do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit. Kriteret dhe mënyra e përfitimit pritet të sqarohen nga institucionet përgjegjëse.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.