kosove sport

Ku pritet të transferohet Milot Rashica pas largimit nga Besiktasi?

Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi këtë verë, me interes nga klube të Ligue 1 dhe Serie A.

Ku pritet të transferohet Milot Rashica pas largimit nga Besiktasi?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga Besiktasi këtë verë. 29-vjeçari nga Vushtrria ka edhe një vit kontratë me klubin turk, por nuk ka qenë titullar fiks në sezonin e fundit.

Sipas gazetës turke Takvim, klube nga Franca dhe Italia po tregojnë interes për futbollistin. E ardhmja e Rashicës pritet të sqarohet së shpejti, varësisht nga vendimi i trajnerit të ri të Besiktasit.

Rashica luajti 33 ndeshje me fanellën bardhezi këtë sezon, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin