Shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat ekzekutohen të hënën

Si do të procedohet me pagesat për studentët dhe pse po vonohet verifikimi i tyre?

Shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat ekzekutohen të hënën
Foto: Pixabay

PRISHTINË — Ekzekutimi i pagesave prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënën e javës së ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke konfirmuar përfundimin e shpejtë të procesit të verifikimit.

Komisionet vlerësuese kanë nisur punën që nga fillimi i kësaj jave për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0. Përderisa procesi për sektorin privat po mbyllet, puna për studentët varet nga konfirmimet e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Muratit, sapo të sigurohen këto konfirmime për studentët aplikues dhe listat të jenë të gatshme për ekzekutim, do të bëhet edhe njoftimi me kohë i tyre.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin