Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për të vdekurit
Pse ndodhin këto pagesa për persona të vdekur?
PRISHTINË — Shteti pagoi 91 mijë euro në pensione për persona të vdekur gjatë vitit 2025, sipas raportit vjetor të Zyrës Kombëtare e Auditimit për Ministrinë e Financave. Auditori zbuloi se janë kryer 517 pagesa në kundërshtim me ligjet e skemave pensionale.
Pagesat e paligjshme ndodhin kryesisht për shkak të lajmërimit me vonesë ose regjistrimit të vdekjeve jo në kohë. Ky dështim administrativ dëmton buxhetin e ministrisë, e cila tani është ndarë në dy dikastere — Ministrinë e Financave dhe të Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.