Si u kap vjedhësi i qengjave në Pirane?
Prokuroria urdhëron ndalimin policor të 62-vjeçarit, i dyshuar se vjedhur qengja me vlerë 1000 eurosh.
PRIZREN — Rreth orës 13:00, dy ditë më parë, hetuesit e Stacionit Policor Prizren Veri identifikuan dhe arrestuan D. T., 62-vjeçar, nga Serbicë e Poshtme. I dyshuari ngarkohet për 'vjedhjen e rëndë' të disa qengjash me vlerë rreth 1000 eurosh nga fshati Pirane më 14 qershor, të cilat më pas i shiti te persona të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Burim: Kosova Sot
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.