Pse Kurti përdori retorikë luftëtarake sipas gazetarit Syla?

Gazetari Valon Syla thotë se kryeministri në detyrë përdori retorikë luftëtarake për të zhvendosur vëmendjen nga ndarja me Vjosa Osmanin.

Pse Kurti përdori retorikë luftëtarake sipas gazetarit Syla?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet në Skenderaj, duke e lidhur retorikën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me frikën nga dobësimi elektoral.

Syla, i ftuar në T7 në emisionin "Pressing", deklaroi se Kurti "s'ka çka fol" për investime gjatë fushatës dhe se ka dashur "me i ik ndarjes prej Vjosa Osmanit e cila e ka marrë sentimentin anti-UÇK".

"Albini është frikësuar nga dobësimi i tij elektoral, edhe qysh me i ik prej temës, thotë çu të rrokum me Drenicë mos po nxjerrim naj sen", ka thënë Syla, duke e interpretuar thirrjen "çu të rrokum" si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. MPB arreston 44-vjeçarin që dyshohet se dogji veturat para ambasadës bullgare në Shkup
  2. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  3. Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes Etike të deputetëve
  4. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave

Vazhdo leximin