kosove siguri

Ku kishte shërbyer togeri i dënuar për spiunazh përpara arrestimit?

Bojan Jevtiq, i dënuar me 6 vjet burg për spiunazh, kishte qenë pjesëtar i Policisë së Serbisë që nga 2009 dhe rezervist i Ushtrisë së saj.

Ku kishte shërbyer togeri i dënuar për spiunazh përpara arrestimit?
Foto: Wikimedia Commons

PRISHTINË — Togeri i Policisë së Kosovës Bojan Jevtiq, i dënuar javën e kaluar për spiunazh, ishte gjithashtu pjesëtar i Policisë së Serbisë dhe rezervist i Ushtrisë së saj, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale që e ka siguruar Televizioni i Kosovës.

Në aktakuzë, të udhëhequr nga prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se gjatë bastisjes së shtëpisë së Jevtiqit u gjetën dokumentacione që dëshmojnë se ai të paktën që nga viti 2009 ishte pjesëtar i Policisë së Serbisë. U gjet gjithashtu dëshmi se ai ishte rezervist i Ushtrisë së Serbisë. Jevtiq i ka pranuar të gjitha këto gjatë gjykimit.

Sipas aktakuzës, Jevtiq i kishte raportuar drejtorisë paralele të Policisë së Gjilanit me bazë në Vranjë të Serbisë. Ai u dënua me gjashtë vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje, duke u bërë zyrtari i parë i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Dimal Basha i kërcënon Ramën: "Letra në burg"
  2. Qytetarët paguan 300 milionë euro investime të KEDS-it përmes tarifave
  3. Pse Rama i quan 4.67 mln euro 'reagim të vonuar' të Kurtit?
  4. Çfarë kërkon Agim Ademi në SHBA për futbollin kosovar?

Vazhdo leximin