kosove sport

Çfarë vendos xhiroja e 35-të e Superligës për kampionatin?

Të dielën zhvillohen të gjitha ndeshjet e parafundit, me derbin Drita-Gjilani që sjell edhe ndarjen e trofeut për kampionët.

Çfarë vendos xhiroja e 35-të e Superligës për kampionatin?
Foto: telegrafi.com

PRISHTINË — Këtë të diel zhvillohet xhiro e 35-të, e parafundit e Albi Mall Superligës së Kosovës. Kampioni Drita dhe skuadrat europiane janë të njohura, por lufta kryesore këto dy xhiro është për t'i ikur barazhit.

Pesë skuadra — Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Drenica dhe Llapi — tentojnë të shmanqin pozitën e tetë. Në Gjilan, derbi Drita-Gjilani sjell edhe ndarjen e trofeut për kampionët e rinj. Ballkan pret Prishtinën në Suharekë, Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina e Re, Llapi ndeshet me Malishevën në 'Zahir Pajaziti', kurse Drenica takohet me Ferizajn. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Si po i mashtron një grua shitësit në Mitrovicë?
  2. Pse paralajmëron Jeton Mehmeti për sulmet ndaj gazetarëve?
  3. Gruaja vdes nga rrëshqitja e dheut në autostradën 'Ibrahim Rugova'
  4. Çfarë e shtyu boksierin Miridon Mulolli të ecte 1,500 km nga Gjermania në Kosovë?

Vazhdo leximin