Sa zjarre aktive mbetën nëpër Maqedoni pas gjithë kësaj fundjave?

Qendra për Menaxhim me Kriza raporton dhjetëra vatra të shtunën e të dielën — 9 të shuara, një ende aktive në Haraçinë.

Sa zjarre aktive mbetën nëpër Maqedoni pas gjithë kësaj fundjave?
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Dhjetëra zjarre janë regjistruar nëpër Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj fundjave, kryesisht në hapësira të hapura, deponi dhe zona me bimësi të thatë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, 9 vatra janë shuar plotësisht gjatë fundjavës, ndërsa një zjarr mbetet aktiv në Komunën e Haraçinës.

Situata ngjashme karakterizon edhe vendet e rajonit. Në Greqi, zjarre të mëdha pyjore kanë shpërthyer në ishullin Evia — një destinacion i njohur turistik — dhe autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin urgjent të banorëve. Edhe Shqipëria raporton vatra zjarri, kryesisht në zonat e Lezhës dhe Tropojës, ku situata sipas autoriteteve paraqitet më e vështirë, por nën kontroll.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës po vazhdojnë punën për shuarjen dhe monitorimin e vatrave aktive në të gjitha zonat e prekura.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse gjimnazi i vetëm i Dibrës po mbetet bosh?
  2. Pse Rama thotë se shqiptarët e Maqedonisë janë shtetformues, jo diasporë?
  3. Pse Tetova hyn edhe këtë verë me të njëjtët premtime kundër kaosit?
  4. Pse Filipçe nuk do t'i japë alibi Mickoskit për zgjedhje?

Vazhdo leximin