Pse ka mbetur pa ilaçin jetik "Sevaren" babai i Zogjanit në dializë?
Aktori ngriti alarmin në rrjetet sociale, duke treguar se babai i tij prej shtatë vitesh në hemodializë ka mbetur pa terapi për herë të parë.
PRISHTINË — Aktori Jeton Zogjani ka ngritur shqetësimin publik për mungesën e ilaçit "Sevaren", të domosdoshëm për pacientët në hemodializë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se ilaçi është vështirë të gjendet në tregun farmaceutik dhe se familja e tij po përballet aktualisht me këtë mungesë.
Zogjani bëri të ditur se babai i tij prej shtatë vitesh trajtohet me hemodializë dhe se për herë të parë kanë mbetur pa këtë terapi. "Ky është një ilaç shumë i nevojshëm për pacientët që janë në hemodializë. Ky ilaç jepet vetëm nga spitali dhe është shumë problem me u gjetë në tregun farmaceutik", shkroi ai.
Ai iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke kërkuar reagim. Postimi ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë të tjerë që shprehin shqetësim për furnizimin me barna esenciale për pacientët me sëmundje kronike.
Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/623078/zogjani-ngre-alarmin-mungon-ilaci-jetik-per-pacientet-ne-dialize/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.