Çfarë ndodhi me shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Zllapek?

Prokurori i Shtetit urdhëron 48 orë paraburgim për të dyshuarin që humbi jetën një këmbësori.

Çfarë ndodhi me shoferin që goditi për vdekje këmbësorin në Zllapek?
Foto: Wikimedia Commons

PEJË — Policia e Pejës ka arrestuar shoferin e dyshuar për aksidentin fatal në fshatin Zllapek, ku humbi jetën një këmbësor. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti po qarkullonte nga drejtimi Kosuriq-Pejë. Kur arriti në Zllapek, shoferi nuk i përshtati shpejtësinë kushteve të rrugës dhe goditi këmbësorin, i cili po kalonte rrugën nga ana e djathtë në të majtë të lëvizjes së automjetit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush po pranon dru në pyllin shtetëror të Zubin Potokut?
  2. Mbi 4 mijë lindje në QKUK për gjashtë muaj, një e treta me prerje cezariane
  3. Çfarë e çoi nënë e bijë deri te dhuna fizike në Malishevë?
  4. KQZ-ja nis rinumërimin e 185 vendvotimeve në 34 komuna

Vazhdo leximin