Gana fiton 1-0 Panamën në minutën e 95-të
Çfarë rekordi 36-vjeçar theu 20-vjeçari Caleb Yirenkyi me golin e fitores?
KALIFORNIA — Gana mori tre pikë të mëdha në Grupin L të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Panamën me rezultat minimal 1-0. Goli dramatik erdhi në minutën e pestë të kohës shtesë, kur mesfushori 20-vjeçar Caleb Yirenkyi shënoi të vetmin gol të ndeshjes.
Yirenkyi, në moshën 20 vjeç e 153 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e Botërorëve që shënon golin e fitores në kohën shtesë. Me këtë arritje, talenti ganez theu rekordin 36-vjeçar të uruguaianit Daniel Fonseca, i cili në Botërorin 1990 realizoi golin vendimtar kundër Koresë së Jugut në moshën 20 vjeç e 281 ditë.
Në listën historike pas tyre renditen Haris Seferović (Zvicër, 2014, 22 vjeç), Harry Kane (Angli, 2018, 24 vjeç) dhe Edgar Davids (Holandë, 1998, 25 vjeç). Fitore që e ngjit Ganën në krye të grupit pas humbjes së Kroacisë ndaj Anglisë.
Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/nje-gol-ne-minuten-e-95-te-dhe-histori-20-vjecari-i-ganes-thyen-rekordin-36-vjecar/
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.