Çfarë i tha Kristian Prenga Anthony Joshuas përpara meçit në Jeddah?
Boksieri shqiptar Kristian Prenga i përgjigjet britanikut Anthony Joshua përpara meçit të 25 korrikut në Jeddah.
JEDDAH — Boksieri shqiptar Kristian Prenga dhe britaniku Anthony Joshua kanë kryer përballjen e parë “sy më sy” përpara meçit të tyre më 25 korrik në Jeddah të Arabisë Saudite.
Meçi, i paraparë fillimisht në Riad, u zhvendos në Jeddah dhe cilësohet si “rikthim” për Joshuan para sfidës kundër Tyson Fury-t.
Media e kanë interpretuar një reagim të Prengës gjatë përballjes si shenjë “frike”. Pas takimit, Prenga u deklarua i gatshëm: “Tani është momenti im, në ring nuk kam respekt për askënd, madje as për babanë tim.”
Prenga numëron 20 fitore profesioniste, të gjitha me nokaut, dhe vetëm një humbje.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.