Pse shqiptarët në Connecticut protestojnë kundër Ramës?
Mijëra shqiptarë u mblodhën në Waterbury për të protestuar në shenjë solidariteti me protestat në Shqipëri
— WATERBURY — Ditën e djeshme, më 28 qershor, mijëra shqiptarë u mblodhën në Waterbury, Connecticut (SHBA), për të protestuar në shenjë solidariteti me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. “Zemra jonë rreh sot në Tiranë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë,” u shprehën protestuesit.
Mes thirrjeve “Rama, jep dorëheqjen!”, shumë prej tyre u panë të emocionuar, me lot në sy, teksa kërkonin drejtësi për atdheun e tyre. Në protestë morën pjesë edhe shumë të rinj e të reja, të cilët thanë se ëndrra e tyre është që një ditë Shqipëria të bëhet vendi ku ata mund të kthehen për të jetuar dhe për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e saj.
— Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.